Olmo dhe Viktor nuk do të jenë pjesë e Barcelonës, dy gjigantët e Serie A në gatishmëri për Olmon

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë bërë me dije se të dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e Barcelonës të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Ky hap i këtyre dy institucioneve është një goditje e fortë për klubin dhe presidentin Laporta, i cili deri në orët e fundit u mundua që të realizonte regjistrimin e dy lojtarëve.

Ndërkohë, Milani dhe Juventusi janë në gatishmëri të lartë pasi La Liga konfirmoi se Barcelona nuk do të lejohet të regjistrojë Dani Olmo për shkak të kufizimeve financiare.

Klubet italiane tashmë ishin lidhur me një tërheqje të mundshme për lojtarin dhe këtë pasdite La Liga njoftoi se Barcelona nuk do të marrë trajtim të veçantë për të regjistruar Olmon ose Pau Vitor për gjysmën e dytë të sezonit 2024/25.

Deklarata e plotë e publikuar nga RFEF dhe La Liga është si më poshtë:

“Komiteti i Monitorimit të Marrëveshjes Koordinuese RFEF-La Liga është mbledhur për të adresuar kërkesën për miratimin paraprak dhe përpunimin e licencave federale të lojtarëve z. Daniel Olmo Carvajal dhe z. Pau Víctor Delgado, të paraqitur nga FC Barcelona”.

“Pas pajtueshmërisë së FCB me kërkesat e kontrollit ekonomik të La Ligës më 3 janar 2025, dhe pasi klubi të ketë kompletuar dokumentacionin përkatës, Organi i Vlerësimit të Buxhetit të La Ligës ka vendosur të zgjasë Limitin e Kostos së Skuadrës Sportive të FC Barcelona nga data e lartpërmendur”.


Shtuar 4.01.2025 16:40