Pak më parë, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hudënisht, ku tre automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindër dhe dy fëmijë, të cilët janë nga qyteti i Lushnjes.
Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje për të transportuar të lënduarit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Trafiku në këtë aks ka qenë i ngarkuar për disa minuta, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të garantuar sigurinë e kalimtarëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.