Përdorën në mënyrë të pakujdesshme fishekzjarrët, dëmtohen 16 persona në të gjithë vendin

Festimet në natën e ndërrimit të viteve, nuk ka shënuar incidente në vendin tonë.

Në organizimet që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente, por si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, janë dëmtuar lehtë 16 persona.

Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.

Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, teksa Policia e Shtetit ka patrulluar gjatë gjithë kohës.


Shtuar 1.01.2025 10:09