Ditën e sotme, masat ajrore të qëndrueshme në vendin tonë, do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në ditën e fundit të 2024.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.