Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shote Galica” në Tiranë.
Sipas informacioneve policore, 36-vjeçari me inicialet B.A, është gjetur nga të afërmit i vetëvarur në banesë.
Për pasojë, ai ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.12.2024, në rrugën “Shote Galica”, është vetëvarur në banesë shtetasi B.A, 36-vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.