SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme, ka vendosur të shtyjë edhe me tre muaj hetimet për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023.

Organi i akuzës i komunikoi avokatit të Ahmetajt shtyrjen e hetimeve deri në muajin mars të vitit 2025.

Muaji mars është afati i fundit i Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen në GJKKO, ku më pas do jetë gjykata ajo që do vendosë për kalimin ose jo të fashikujve për hetim.

I njëjti vendim është marrë edhe për familjarët e tij, bashkëjetuesen dhe ish bashkëshorten e ish ministrit të financave.

Arbër Ahmetaj, akuzohet për kryerjen e tre veprave penale për “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.


Shtuar 27.12.2024 11:46