Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një të riu në Shkodër.
Bëhet me dije se rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, teksa raportohet se shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.