Teksa jemi në prag të festave të fundvitit, fluksi i shtetasve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, sa vjen dhe shtohet.
Më së shumti, fluksi është regjistruar në hyrje të shtetit tonë.
Të lidhura
None found
Autoritetet tona kanë shtuar sportelet, për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.
Aktualisht, janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.
Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.

