Dalin pamjet e frikshme nga aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas ku humbi jetën 31-vjeçari, identifikohet viktima (EMRI)

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident i rëndë u regjistrua në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Për pasojë, ka humbur jetën 31-vjeçari Eugen Meka, që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i plagosur.

Drejtuesi i kamionit, 30-vjeç, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Këto janë pamjet tronditëse nga aksidenti.


Shtuar 21.12.2024 10:25