Ushtroi dhunë tek lojtarët kundërshtar, Disiplina pezullon me 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit

Komisioni i Disiplinës së FSHF-së ka marrë masa disiplinore në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së fundit në futbollin e femrave. Në mesin e vendimeve, ka rënë në sy dënimi i drejtoreshës së ekipit të Gramshit, Edonisa Aliu, me 15 ndeshje për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Aliu është përfshirë në akte dhune më parë, duke përfshirë edhe një incident të njohur mes Tiranës dhe Vllaznisë sezonin e kaluar.

Po ashtu, disa futbollistë të Gramshit janë dënuar për përdorimin e dhunës gjatë lojës. Dy tifozë gjithashtu janë ndaluar të futen në stadium për një periudhë të pacaktuar për sjelljen e papërshtatshme dhe shkeljen e rregullave të disiplinës. Këto masa kanë për qëllim ruajtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.


Shtuar 19.12.2024 20:53