Është publikuar përditësimi i fundit i renditjes së FIFA-s për vitin 2024 për përfaqësueset e futbollit në të gjithë globin.
Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të, në të njëjtin pozicion ku ishte edhe një muaj më parë. Sa i përket Kosovës, përfaqësuesja Dardane ka fituar dy pozita, duke u ngjitur në vendin e 99-të. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda tani është ndër 100 kombëtaret më të mira të Botës.
Sa i përket kryesuesve të klasifikimit në top 10, gjërat kanë pasur disa ndryshime. Në krye mbetet Argjentina, kampione bote në fuqi, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Gjermania ka hyrë në top-10, ndërsa Kolumbia ka dalë jashtë tij.