Apeli i GJKKO prish vendimin për Inceneratorin e Fierit, e rikthen për gjykim në shkallë të parë

Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin për inceneratorin e Fierit. Gazetari Edison Vatnikaj raporton se çështja është kthyer në shkallën e parë për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese.

Në lidhje me çështjen janë disa të dënuar, mes tyre edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Të lidhura

None found

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024 regjistrimi,mbi ankimin e Prokurorisësë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y.,kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.


Shtuar 19.12.2024 14:52