Gazetat dhe lajmet televizive italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit. Por, kur bëhet kjo, politika zë shumë hapësirë, raporton ANSA.
Aq sa për Raportin e XII të Kartës së Romës, të titulluar ‘Lajmet e kontrastit’, fjala simbolike e vitit 2024 është “Albania”(Shqipëria). Një referencë për marrëveshjet me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut.
Vëmendja për këtë marrëveshje ka qenë e lartë veçanërisht në muajt Shtator-Tetor, kur nisi dërgimi në kampin e Gjadrit i emigrantëve të parë të cilëve iu refuzua azili nga Italia dhe urdhri i gjykatave për rikthimin e tyre në vend.
Raporti, megjithatë vlerëson se këtë vit në mediat italiane është reduktuar me 42% rëndësia e lajmeve për emigracionin, në proporcion edhe me uljen e dyndjeve të tyre drejt këtij vendi.
Studimi u prezantua mëngjesin e sotëm nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo, në selinë e shtypit të huaj, në Palazzo Grazioli, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.
Çelësi i mirëkuptimit, i ofruar nga presidenti në largim i Shoqatës së Kartës së Romës, Valerio Cataldi, është ai i një viti në të cilin “njerëzit zhduken (përsëri)”, ndërsa politika është “(ende) në plan të parë”.