Manuel Neuer është gati të zgjasë qëndrimin e tij tek Bayerni i Mynihut pavarësisht kritikave për performancën e dobët këtë sezon.
Sipas Sky Sports Germany, portieri veteran ka zhvilluar bisedime me klubin bavarez dhe ka rënë dakord të firmosë një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026 në Allianz Arena.
Neuer është gati të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe kishte spekulime për të ardhmen e tij tek Bayerni, megjithatë, lojtari raportohet se tani ka rënë dakord të qëndrojë edhe për një vit.
38-vjeçari aktualisht është jashtë i dëmtuar me një brinjë të thyer, gjatë përballjes së klubit në Kupën e Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen. Dëmtimi ndodhi pasi ai u përplas me Jeremie Frimpong jashtë kuadratit të Bayernit dhe u përjashtua në këtë sfidë. Ishte hera e parë në karrierën e tij që portieri i njohur mori një karton të kuq.