Mesditën e kësaj të marte, një 63-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Sipas policisë, 63-vjeçari Namik Halili, nga Durrësi ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga 54-vjeçari Genci Ismaili.
Si pasojë e përplasjes ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit efektivët shoqëruan drejtuesin e automjetit në komisariat.