Ishte i burgosur në Lezhë, 42-vjeçari humb jetën në spital, për çfarë dyshohet

Një i burgosur, i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, atje ku u transportua me urgjencë për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Mësohet se shtetasi që ka humbur jetë është Gjevalin Ndue Lika, 42-vjeç. Dyshimet e para janë se humbja e jetës është shkaktuar nga arresti kardiak.

Lika ishte arrestuar në 2015 për dhunë në familje dhe Gjykata e Tiranës, kishte caktuar ndaj tij masën e mjekimit të detyruar.

Në këto kushte ai ishte vendosur në IEVP e Krujës, më pas ishte transferuar në IEVP-në Lezhë, ku ndodhej prej 3 vitesh.

Sipas raportimeve, 42-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon.


Shtuar 14.12.2024 10:25