Këtë fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente ditën e shtunë fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).
Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.