Parashikimi i motit 11 Dhjetor 2024/ Vranësira dhe rrebeshe shiu

Në vendin tonë, do të vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme, duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të përmirësojë dukshëm motin në të gjithë territorin Shqiptar, duke sjellë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 11.12.2024 07:24