Ambasada e SHBA uron Dumanin: Puna juaj frymëzuese, do vazhdojmë punën me ju

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka shprehur urime kreut të SPAK, Altin Dumani i cili u vlerësua me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.

Ambasada shkruan se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundër të Dumanit në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

“Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Ambasada.

Postimi i plotë.

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.


Shtuar 9.12.2024 22:44

Tags: ,