Gjatë një intervistë në Ora News, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u shpreh se deputetes Ina Zhupa iu bë një sulm barabar në Kuvend, me etiketimet e deputetit socialist Erion Braçe.
Korreshi shtoi gjithashtu, se nëse komisoni i Etikës pranoi se fjalët e kryeministrit Edi Rama si “më hëngshi atë që s’thuhet’ u quajtën një gjuhë mbrojtëse dhe nuk u quajt ofendim, atëherë nuk ka limit për asnjë lloj fjale tjetër”.
Korreshi: “Kolegët socialist e kishin marrë në huapërdorje.
Kolegët e kthyen xhupin. Pas dy-tre orësh e morën vesh se nuk ishte i tyre dhe e kthyen në Kuvend.
Do ta marr javës tjetër.
Si anëtar i Sekretariatit të Etikës përderisa u ligjëruan fjalë të kryeministrit që thotë më hëngshi atë që s’thuhet dhe kur i thoë palace e rrugeçër opozitës dhe u quajt një gjuhë mbrojtëse nga komisioni i Etikës, atëherë unë besoj se nuk ka sens apo asnjë lloj limiti çdo lloj fjale tjetër.
Kur vetë komisioni pranon se fjalët e përdorur nga kryeministri nuk janë ofenduese.
Dhe nëse nuk janë këto, ato që u thanë dje nuk janë asgjë më tepër sesa ai sulm barbar që u bë ndaj deputetes Ina Zhupa.
Sepse një burrë nuk mund të shkojë deri në ato etiketime ndaj një zonje.
Duke etiketuar deri në fund fare pastaj si ruse e parfume, këto janë gjëra që nuk i shkojnë Kuvendit.
Pastaj ne jemi të gjithë të bërë prej gjaku dhe normalisht edhe një përgjigje do e japim.
U indinjua PS nga kjo punë kur në parlament ka pasur flakadanë dhe këta kanë miratuar buxhetin mes flakadanëve apo karrige të hedhura në mes atje dhe këtyre nuk i ka bërë përshtypje dhe kanë ngritur kartonin.
Ndërsa dje bënë krej të kundërtën.
Draft raporti i Komisionit të Venecias ne nuk na u vendos në dispozicion.
Kërkesa për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës është bërë prej nesh dhe të shkosh në komisionin e Venecias dhe të mos ftosh opozitën e cila ka ngritur këtë kauz atëherë kjo është non sens.
Dhe të mbrojë kryetarja e komisionit të ligjeve”.
Po ajo atje do njihet me draft raportin?
Pra pyetja bie si do shkojë si guake mbledhjen e komisionit të Venecias, për të folur për një gjë që ti nuk ke pozicion.
PS e trajton sikur të ishte Kuvend socialist.