U votua negativisht, këngëtari ‘përplaset’ me jurinë e “Këngës Magjike”

Reinaldo Gaci, me këngën e tij “Të huaj,” nuk ka mundur të sigurojë mjaftueshëm mbështetje nga juria për të arritur në fazën e votimit të artistëve “Big” në “Këngën Magjike”. Pas një përplasjeje të fortë me jurinë, këngëtari mori tre të kuqe dhe dy jeshile, duke pasur një debat të ngrohtë me DJ Sardin.

Biseda mes tyre:

DJ Sardi: “Dua t’ju bëj një pyetje, Reinaldo. A ishe në ritëm sot?”

Reinaldo Gaci: “Po, isha shumë në ritëm.”

DJ Sardi: “Po pse mendon se kënga ishte ‘kontra tempo’?”

Reinaldo Gaci: “Këtë s’e them unë, e thua ti.”

DJ Sardi: “Jo, e ke thënë vetë, prandaj të them që ishe në ritëm…”

Reinaldo Gaci: “Po isha në ritëm dhe ti më dhe të kuqe.”

DJ Sardi: “Po, dikur dilje nga ritmi. Duhet të mendosh kur të japim sugjerime. Ti dukesh sikur do të imponohesh, dhe më vjen keq për ty. Kur merr sugjerime, dëgjoji dhe përdori nëse të pëlqejnë.”

Reinaldo Gaci: “Nuk mund të vihet në dyshim që këndoj që 8 vjeç.”

DJ Sardi: “E di, por ti nuk pranon sugjerime.”

Reinaldo Gaci: “Po ti nuk je vokal coach-i im, kështu që mund të të marr parasysh diçka tjetër, por jo të më mësosh të këndoj.”

DJ Sardi: “Mirë, thuaj vokal coach-it tënd a ishe në ritëm. Unë studioj muzikën, ndërsa ti e ke me dëgjim. Mbase nuk kam studiuar për ‘kontra tempo’, por mund të më ndihmosh.”

Reinaldo Gaci: “Po, mund të të sugjeroj të shkosh në New York dhe të marrësh disa mësime për ndërtimin e një kënge soul R&B.”

Po ashtu, këngëtari pati një përplasje edhe me Andi Vrapin, i cili mendon se kënga e Reinaldos është e bukur për t’u dëgjuar në makinë, por në Pallatin e Kongreseve ishte mjaft e mërzitshme.

Biseda mes tyre:

Andi Vrapi: “Nuk dua të hyj në detaje teknike. Kënga është e bukur për t’u dëgjuar në makinë, në shtëpi, por në Pallatin e Kongreseve ishte shumë ‘boring’. Po shihja një pjesë të sallës që ishte me telefon.”

Reinaldo Gaci: “Dëgjoje më mirë në krevat, me një gotë verë.”

Ardit Gjebrea: “Jam kurioz se çfarë do t’i thuash Kleartit.” (qesh)

Andi Vrapi: “Ardit, e tha për gotën e verës dhe është hera e dytë që e përmend. Mendoj që nuk duhet ta përmendësh më.”

Reinaldo Gaci: “Patjetër, një gotë verë me ty do të ishte fantastike.”

Andi Vrapi: “Kurrë! Rei.”


Shtuar 5.12.2024 12:56