Kokainë shkrirë në lëkurat e gjedhëve/ SPAK merr rezultatet e eksperimentit, kërkon ndihmë në dy vende të Amerikës Latine

Prokoruria e posacme ka konfimuar se në 48 tonë lëkurë gjedhi të sekuestruara është konstatuar lëndë narkotike kokainë.

Burimet kanë bërë të ditur se për këtë është kryer ekspertizë në disa prej 850 copë lëkurash që u bllokuan në operacionin e 15 nëntorit të vendosura në një magazinë në Mullet të Tiranës.

Një tjetër verifikim ka nisur mbi mbetjet e gjurmëve në thasët dhe materialet e konstatuara gjatë konstrolleve në laboratorin e drogës.

Ato do të shërbejnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Ndërkohë po mëndohet nese do të jëtë e nëvojshmë marrja e eksperteve të huaj me qëllim ndarjen e drogës e cila është shkrirë në lëkurat e gjedhit që burimin e origjinës e kanë nga amerika latinë.

Hetimet zbuluan se brenda këtyre materialeve ishtë e fshehur kokaina e cila pasi vinte në shqipëri përmes rrugëve detare vendosej në Mullet.

Aty bëhej ndarja e lëndës e më tej përpunohej në Çerekë të Fushë Krujës.

Për këtë operacion SPAK lëshoi 10 urdhëra arreste.

Grupi criminal vëzhgohëj prej 12 muajsh. Mes të arrestuareve janë edhe 3 shtetas të huaj që bësohet se do ti shërbenin grupit për përpunimin e kokainës.


Shtuar 29.11.2024 14:21

Tags: ,