Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar protestën e radhës, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.
Protesta e radhës ësshtë caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.
Kjo është marshim-protesta e tretë që organizohet nga shoqëria civile që nga dita e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ku dhe u plagos ky i fundit së bashku me shokun e ngushtë të Martinit.
Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.