Detaje të tjera janë mësuar nga protesta që po zhvillohet jashtë godinës, ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Në një video të bërë nga një protestues shikohet një burrë i shtrirë, ku sipas tij po rrihet nga trupërojat e Ramës.
“Ja njerëzit e Edi Ramës çfarë bëjnë. Gjithë truprojat i kanë rrahur njerëzit në Londër”, ka thënë në video protestuesi.
Protestuesit thonë se një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma.
Në pamje të tjera shihet edhe një protestues i shtrirë në tokë, ndërsa punonjësit e policisë janë pranë tij.