Përkeqësim i motit, Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: 5 qarqe në rrezik për reshje me intensitet të lartë

Reshje të dendura dhe intensive priten gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sipas informacionit të dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan do të përballen me reshje të intensitetit të lartë.

Të lidhura

None found

Në qarqet e tjera të vendit, reshjet do të jenë mesatare, por mund të arrijnë nivele të intensitetit të lartë.

Për shkak të kushteve të motit të pafavorshëm, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, rrugët, furnizimin me energji dhe ujë, si dhe monitorimin e nivelit të lumenjve.

AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë menjëherë strukturat e emergjencave civile dhe të monitorojnë me kujdes situatën, sidomos në zonat më të rrezikuara nga reshjet e shumta.


Shtuar 20.11.2024 20:54