Bie nga kati i tretë teksa po punonte në një pallat, 30-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Këtë të mërkurë rreth orës 11:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar  në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, ku një 30-vjeçar teksa po punonte në një pallat, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i objektit.

Sipas informacioneve policore, i riu është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30-vjeç, banues në fshatin Sherishtë.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.


Shtuar 20.11.2024 12:53