Blushi: Takime derë më derë për të prezantuar programin me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus

Tedi Blushi në takim me Shtabin Drejtues të LRI u shpreh se duhen takime derë më derë për të prezantuar programin me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus

Blushi: Faleminderit!
Faleminderit Ioana, faleminderit Lazarin, faleminderit Anisa, që je një shembull I shkëlqyer I kKëshilltarëve të rinj të Partisë së Lirisë, jo vetëm në Bashkinë e Durrsit, porn ë të gjithë vendin.
Faleminderit Dea, Dajena dhe të gjithë ju drejtues të mrekullueshëm të Forumit tonë Rinor të Lëvizjes Rinore për Integrim, sepse falë jush por jo vetëm, Partia e Lirisë është Partia e Rinisë.

Së pari, më lejoni që ta fillojmë këtë takim së bashku me një përshëndetje të përzemërt për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, liderin politik jashtëzakonisht më të përkushtuar, më mbështetës, padiskutim promovuesin më të madh të vlerave dhe të rinisë shqiptare dhe një nga kontribuesit më të vendosur politikisht dhe institucionalisht kundër shpopullimit të vendit si dhe për mbrojtjen e të gjitha kauzave në shërbim të rinisë dhe të ardhmes europiane të vendit.

Sot jemi mbledhur këtu të gjithë dhe ju në vecanti, si drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Rinore për Integrim, për të theksuar domosdoshmërinë e shkundjes së strukturës tonë rinore, për rivitalizimin e LRI- së, jo vetëm në Tiranë, porn ë të gjithë vendin, si dhe për nevojën e intensifikimit dhe shumëfishimisht të aksionit tonë të përbashkët opozitar, në kushtet e një agresioni të paprecedentë ndaj Partisë së Lirisë që sot është në luftë frontale me Narkoregjimin e Edi Ramës, armikun më të madh të të rinjve dhe të të rejave të vendit, si dhe të gjithë shqiptarëve.

Ndaj është koha që të vrapojmë shumë më shpejt dhe shumë më shpejt të riorganizojmë më fort se kurrë strukturat tona rinore kudo, në gjimnaze, në universitete, në çdo lagje,në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë dhe të nisim pa vonesë takimet tona derë më derë, në çdo njësi të Tiranës, në cdo qytet dhe fshat të vendit, për të prezantuar 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus si dhe për të ndezur më fort se kurrë motorët e fitores dhe të uraganit të pandalshëm të fitores tonë dhe të gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, fitore e cila do të jetë e padiskutuar.

Për këtë kërkohet nga ne të intensifikojmë aksionin tonë me një shpërthim të jashtëzakonshëm dhe sidomos edhe në rrjetet sociale, në kushtet kur ndodhemi përballë një censure të përbindshme nga ky regjim dhe që për fat të keq ka kapur edhe shumicën e mediave me paratë që paguhen nga mafia e inceneratorëve.

Sepse vetëm në këtë mënyrë, supër energjia pozitive e të rinjve të LRI do t’i prijë ndryshimi në Tiranë dhe në të gjithë vendin, sepse ne jemi së bashku me ju, më të vendosur se kurrë për të mos bërë më asnjë hap pas dhe për ta bërë përfundimisht Shqipërine shtëpinë e të rinjve.

Ndaj duhet të përgatitemi më fort, më seriozisht, përmes një organizimi më të hekurt për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë, duke I prirë këtij ndryshimi me energjinë, me vizionin, me vitalitetin, me pasionin dhe sigurisht me mendjet tuaja të ndritura.

Sot për fat të keq, vendi dhe e ardhmja juaj, e të rinjve, është marrë peng nga një mendje e marrë, pra nga Edi Rama, që ka bërë cdo përpjekje në këto 11 vite, jo vetëm për të zbehur zërin tuaj, jo vetëm për tju kufizuar ëndrrat tuaja, jo vetëm duke ju detyruar të bëni sot nga 2 apo 3 punë në mënyrë që të vijoni studimet, jo vetëm duke ju detyruar që të punoni tej kushteve për vet faktin sepse sot, një të riu shqiptar I duhen mbi 60 apo 70 vite për të blerë një shtëpi në kushtet kur kjo Qeveri e ka bërë të pamundur me të ardhurat që ju keni, që prindërit tuaj kanë, për të blerë një banesë, qoftë edhe në periferi të Tiranës dhe për më tepër kur sot jemi në kushtet kur edhe cmimet e qerave të apartamenteve në Tiranë dhe besoj të gjithë studentët dhe drejtuesit tane nga rrethet, të cilët kanë ardhur me studime në Kryeqytet, e dinë se sa e papërballueshme është bërë sot qeraja e një apartamenti sado të vogël, qoftë edhe një garsionere në Tiranë, me të ardhurat që prindërit tuaj kanë.

Ndaj në kushtet kur kjo Qeveri dhe ky Kryeministër, duke mos mbështetur pedagogët, duke mos financuar arsimin, duke krrusur pedagogët, që sot paguhen shumë herë më pak edhe se kolegët e tyre në Rajon, duke demoralizuar të rinjtë, këto forma dhe shumë të tjera të cilat ju I dini shumë mirë, kanë detyruar, sipas edhe të dhënave të gjithë sondazheve më të fundit Ndërkombëtare, që të paktën 80% e të rinjve që sot janë në Shqipëri të planifikojnë të largohen nga vendi dhe të mos ia shohin më bojën as Edi Ramës dhe as “Rilindjes”

Sepse ju e dini shumë mirë që në 11 vite në pushtet Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë, shumica dërmuese e të cilëve bashkëmoshatarët tuaj, të rinj e të reja, të largohen nga vendi dhe rinia që ka ngelur sot në Shqipëri është më e papunë, më e pashpresë dhe fatkeqësisht edhe pa një të ardhme të sigurt në vendin e saj.

Rinisë sot është edhe më e dëshpëruar edhe më e revotuar edhe për faktin sepse të gjitha ligjet që ekzistojnë për ta nuk zbatohen në asnjë gërmë dhe në asnjë presje.

Rinia sot po shpërfillet kudo, si në shkolla, në Gjimnaze dhe në Universitete dhe aq më pak në administratë dhe dhe padiskutim është përjashtuar nga të gjitha proceset vendimmarrëse.

Të rinjtë sot nuk mbështeten nga Shteti, nuk kreditohen dhe as nuk stimulohen dhe ndaj në këto kushte unë kërkoj prej jush, Drejtuesit e Levizjes Rinore për Integrim të bashkohemi më shumë se kurrë, të zgjerohemi më shumë se kurrë dhe ti prijmë kësaj beteje për jetë a vdekje me këtë regjim, për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja dhe nga tradhtia më e madhe që i ka shkaktuar kaq shumë drama dhe tragjedi.Ju e dini që 11 vite më parë, ishte po ky Kryemiistër që premtoi 300 mijë vende të pune, por që sic e theksova në fakt detyroi mbi 1 milion shqiptarë të largohen nga vendi, shumica të rinj dhe të reja dhe të rrinjtë po ikin,sepse jo vetëm nuk kanë shpresë, jo vetëm nuk kanë punë, jo vetëm sepse është vrarë meritokracia dhe vendin e saj e kanë zënë patronazhistët, por sepse jemi sot për fat të keq me pagat më mizerabël, në vendin më të varfër të Europës, ku të rinjtë e të rejat paguajnë sot 80% më shtrenjtë se në BE për të blerë të njëjtat produkte apo mjete mësimore sesabashkëmoshatarët e tyre.

Edhe sipas UNICEF- it, 47% të fëmijëve në Shqipëri, jetojnë sot në varfëri ushqimore dhe vendi ynë lë pas Taxhikistanin apo vendet e tjera të Azinë Qendrore.

Ju e dini dhe prindëit tuaj e dinë akoma dhe më mirë se premtim mashtrimi më I madh I Edi Ramës për shëndetësinë falas sesi ka rezultuar, sesi prindërit tuaj detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre 60% për shëndetësinë, shumë herë më shumë se në vendet e Rajonit, pra se në Kosove apo në Maqedoninë e Veriut dhe dua të theksoj gjithashtu faktin se si paga, që sot një I ri, sin ë sektorin public apo në atë privat është deri në 2 herë më e ulët se sa pagat në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë.

Përqëndrimi vetëm tek krimi, droga dhe ekonomia e kullave, që shërben si lavatriçe e pastrimit të parave të pista në Kryeqytet është arsyeja pse edhe në raportin më të fundit të EUROSTAT-it, Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe për fuqinë blerëse sepse fokusi i Edi Ramës nuk janë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Nuk është e rastësishme që Qeveria bandë e Edi Ramës, ka vendosur që edhe për vitin e ardhshëm të mos e mbështesi arsimin dhe kulturën, të mos mbështesi Kërkimin Shkencor, të mos mbështesi Universitetin, port ë mbështesë vetëm Oligarkët dhe klientët pranë saj që bashkëvjedh paratë e taksapaguesve shqipatrë, e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi , e prindërve tuaj, e gjyshërve tuaj.

Cdo I rid he e re sot në vendin tonë duhet ta dijë se në Buxhetin e vitit të ardhshëm Edi Rama ka parashikuar 0% rritje të investimeve në arsimin.
Buxheti i vitit të ardhshëm lë vetëm 2.34% të PBB-së arsimit, duke mos mbështetur investimet në asnjërin prej niveleve të tij.
Investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë:
????Arsimi bazë 0%
????Arsimi i mesëm 0%
????Arsimi i lartë -11.9%
????Kërkimi shkencor -22.8%
????Sporti 1.3%
Është e qartë se për këtë qeveri, arsimi dhe të rrinjtënuk ka qenë dhe as do të jetë prioritet.
Zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA, dështimi në kurrikula, analfabetizmi funksional i fëmijëve, mungesa e laboratorëve, mungesa e ngrohjes në shkolla, mungesa e mësuesve dhe mbyllja e programeve studimore tregon qartësisht se nuk ka asnjë reflektim për të mbështetur arsimin dhe rrjedhimisht për të mbështetur të ardhmen tuaj.
Kjo qeveri, kanë prioritet vetëm koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj.
777 miliardë lekë do të shkojnë te projektet korruptive PPP dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë, për klientët dhe vjedhjet e oligarkëve të Edi Ramës.
Pra buxheti I vitit të ardhshëm nuk është buxheti i arsimit, nuk është buxheti i të rinjve dhe të rejave por është buxheti i rrënimit përfundimtar të së ardhmes së tyre!
Ndaj në këto kushte dua tju kujtoj faktin që Partia e Lirisë si Partia e Rinisë, ka sot një Program shumë konkret, 5 Prioritete madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe secili nga prioritet synon në mënyrë të veçantë dhe të drejtpërdrejtë që përfitues të jenë të rinjtë dhe të rejat sepse fokusi ynë, misioni ynë është fuqizimi i familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme të nënave të reja dhe të familjeve të reja.

Si politikat tona për të ndalur shpopullimin, për dyfishimin e pagave, për rritjen e qëndrueshme ekonomike, për zhvillimin e arsimit dhe investimin në kapitalin njerëzor, të bujqësisë dhe ushqimit, të mbështetjes me pagesa direkte dhe masa konkrete për nxitjen e krijimit të familjeve të reja kanë përfitues qendror vetëm të rinjtë dhe të rejat, pasi ju jani pjesa më vitale e shoqërisë, që duhet të kenë besimin dhe mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjen, për shoqërinë dhe vendin në Atdheun e tyre me 4 milion shqiptarë plus.

Sot Shqipëria nga 3.4 fëmijë për grua, në vitin 1980, mesatarja e lindshmërisë është rrudhur në vetëm 1.4 fëmijë për grua.

Shqipëria nga vendi i dytë, që ishte në krye të listës të vendeve europiane, sot është në vendin e 177 në botë, nga 200 vende të klasifikimit botëror të Kombeve të Bashkuara.

Ky është një alarm kombëtar dhe një kushtrim për ndryshim urgjent të këtij raporti dramatik, që ka prodhuar axhenda e qëllimshme antikombëtare e Edi Ramës për shpopullimin e vendit.

Prioriteti 1 Ndalimi i shpopullimit

Pagat për nënat e reja në masën 70-100% të pagës për 2 vite pas lindjes.

Do të 3-fishohet bonusi i bebes.

Do të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë do të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

Kredi për çiftet e reja 20 mijë euro, ku interesat do t’i paguajë shteti.

Do të mbështeten me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

Ofrim i shtëpive për çiftet e reja, sipas modelit hungarez.

Krijimi i fondit për banesa për çiftet e reja.

Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë dhe progresivisht.

Mbështetja falas me ushqime, dhe suplementet ushqimore të domosdoshme për gratë shtatzëna në gjendje varfërie e papunësie deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Reduktim i vdekjeve foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin, për nënën dhe fëmijën.

Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna.

Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore, deri në 1 vit për familjet në varfëri dhe të papuna.

Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familje në varfëri dhe të papuna.

Mbulim i plotë falas i të gjithë barnave për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.

Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatzënisë.

Sistemi i kateringut në kopshte, çerdhe dhe shkolla.

Rritjen e ndihmës sociale, për fëmijët në familje me prindër të divorcuar.

3-fishimin e çerdheve dhe kopshteve publike.

Garantimin e plotë dhe rritje e sigurisë në çdo çerdhe dhe kopsht publik, me kontroll të dedikuar.

Zgjatjen e orarit të çerdheve dhe kopshteve dhe njëkohësisht shtimi i personelit mbështetës dhe të edukatorëve.

Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe ambiente rekreative për çdo fëmijë.

Ulja e TVSH-së për fëmijët deri në 5-vjeç për veshje, ushqime, libra dhe lodra.

Prioriteti 2 Dyfishim të pagave brenda një mandati qeverisës për të arritur një nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

Prioriteti 3 Investimi në Arsim dhe Kapitalin Njerëzor

Dyfishim i buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin do të jetë mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Investimi në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Nuk mjafton një maxhorancë e thjeshtë për vendime kaq të rëndësishme që prekin direkt të ardhmen e arsimit dhe rrjedhimisht edhe të vendit.

Mësuesia dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Si rrjedhojë, ato duhen trajtuar me iniciativa dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve. Për shkak të braktisjes së këtyre degëve sot, rrezikojmë që në pak vite të mbetemi pa mësues.

Kuvendi të vendosë nivel dysheme për financimin e inovacionit. Aktualisht, inovacioni në Shqipëri financohet në masën 0.05% e PBB, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 2.2%. Rritja e financimit është hapi i parë konkret në këtë drejtim, ku deri tani ka vepruar vetëm propaganda boshe.

Arsimi Profesional duhet të jetë domosdoshmërisht në varësi të Ministrisë së Arsimit. Lidhur me domosdoshmërinë e reformimit të tij, duhen studime të thelluara tregu mbi kërkesën dhe nevojën që ka sot vendi. Duhen hartuar strategji të reja që harmonizojnë kërkesat e një tregu gjithnjë në zhvillim me profesionistët që përgatisin këto shkolla. Me prioritet duhen parë degët si: elektroauto, mekanik, elektricist, teknik të pajisjeve teknologjike, turizëm dhe shërbime. Aktualisht, shkollat profesionale nuk përgatisin të rinj të aftë për të hyrë pas studimeve direkt në tregun e punës.”

Prioriteti 4 Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje të prodhimit bujqësor, si edhe të agropërpunimit vendas, ulje e kostos së ushqimeve, mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plotë i agropërpunimit. Garantim i sigurisë ushqimore

Përfitues i drejtpërdrejtë është çdo i ri i angazhuar në agro-biznes.

10 mijë euro grant për krijimin e një ferme lopësh dhe përjashtim nga taksat për 5 vite.

Prioriteti 5 Shqipëria, fuqi eksportuese.

Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese për të arritur mbi nivelin e eksporteve 50 % të PBB, me mbështetje në infrastrukturë (toka, rrjete inxhinjerike, rrugë), çlirim i administratës nga korrupsioni dhe vendosja në shërbim të investimeve dhe biznesit, kualifikim të fuqisë punëtore, përjashtim të mjeteve të prodhimit nga detyrimet fiskale.

Ulja e kostos së energjisë (të karburanteve me mbi 20 %, ulje e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar.

Mbështetje e aktiviteteve të reja prodhuese, si dhe në fushën e IT dhe inovacionit.

Do të mbështesim me 10,000 Euro start-upet dhe tax-free për 5 vite.

Propozimet tona shtesë për arsimin

Partia e Lirisë angazhohet:

Të zgjerojë mbështetjen financiare për studentët e ekselencës.

Të realizojë dhe mbështesë sistemin e praktikantëve pranë kompanive vendase dhe të huaja

Të përmirësojë aftësitë digjitale të të rinjve nëpërmjet përdorimit më të avancuar të IT.

Të përgjysmojë shpenzimet e studentëve duke ulur tarifat e studimit. Të garantojë një paketë që siguron uljen e kostos së jetesës së studentëve ku përfshihen banimi, ushqimi, transporti e mjetet mësimore.

Të përfshijë praktikat e detyruara të punës (internship) në Bachelor dhe Master. Të përshtasë kurikulat e një ose dy viteve të fundit për studentë të veçantë për t’ju përgjigjur nevojave të kompanive (mbi bazë marrëveshjesh qeveri-privat-shkollë).

Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre, me parimin e gërshetimit të aftësimit profesional me marrjen e dijeve teorike duke mundësuar që gjatë vitit shkollor nxënësit edhe të mësojnë, por edhe të zhvillojnë praktika pune të paguara në të njejtën kohë.

Të realizojë prokurim të laboratorëve të biznesit privat dhe infrastrukturën shtetërore për trajnimin praktik të shkollave dhe universiteteve.

Të forcojë kërkimin shkencor dhe inovacionin nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, rinovimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të Legjislacionit. Ngritje e sistemit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në nivelin e financimit buxhetor në mesataren e BE-së.

Të përmirësojë cilësisht sistemin e këshillimit të karrierës.

Të kthejë sportin si një aspekt të rëndësishëm të kurrikulës shkollore. Të rrisë vlerën e sportit në kreditet akademike.

Mbështetje për përfshirjen në sistemin arsimor dhe kërkimin shkencor të zhvillimit të koncepteve, metodave dhe teknologjive të reja për t’ju përgjigjur ndikimeve nga ndryshimet klimatike.

Programe intensive për hyrjen e të rinjve në tregun e punës – Garancia për të rinjtë – Programi “Youth Guarantee”

Subvencionim për kompanitë (ku përfshihen sigurimet shoqërore/shëndetësore dhe me qëllim trajnimin për punonjës) për çdo të punësuar deri në moshën 29 vjeçare.

Ngritje e qëndrave të asistimit të sipërmarrësve të rinj me trajnime dhe këshillim për menaxhim, hartim plane biznesi dhe aplikim kredie.

Ngritje e inkubatorëve të biznesit me qëllim nxitjen e start up-eve për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit.

E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet me 5 prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus!


Shtuar 15.11.2024 16:17

Tags: ,