Zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Policia në “skaner” kamerat e sigurisë, dyshohet se autorët…

Zbardhen detaje nga hetimet rreth vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Policia po bën kqyerjen e kamerave të sigurisë në zonë edhe të pamjeve të disa ditëve para atentatit, pasi ka dyshime se autori dhe bashkëpunëtorë të tij prej disa ditësh kanë monitoruar dhe studiuar me detaje zonën, për të parë se ku ka kamera sigurie me qëllim që të mos fiksohen gjatë atentatit.

Po ashtu, kanë vëzhguar edhe lëvizjet e biznesmenit ku ka edhe banesën. Hetuesit kanë dyshime se 52-vjeçari, është qëlluar nga distanca me pushkë gjysmë automatike e pajisur me dylbi.

Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se është qëlluar nga lart poshtë.

Policia po heton si pistë që mund të jetë qëlluar në distancë, ku autori mund të ketë qenë vendosur në taracë për të qëndruar në mënyrë statike, po ashtu qëndrimi në tarracë e bën të vështirë fiksimin nga kamerat e sigurisë.


Shtuar 15.11.2024 13:47