Ndërpritet sërish mbledhja e ‘Hetimorit’ të Shëndetësisë, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Mbledhja e Komisiomnit Hetimor të Shëndetësisë u ndërpre sërish, mes debateve dhe akuzave PD-PS.

Me kërkesë të opozitës, kryetarja Albana Vokshi ndërpreu mbledhjen pasi do të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e opozitës për zgjatje të afatit të komisionit.

Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca ishte kundër mbylljes së mbledhjes.


Shtuar 13.11.2024 16:36