I përfshirë në grupin e trafikimit të emigrantëve, GJKKO arrest me burg për Arsen Cakën

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Arsen Cakën. Mësohet se Caka është arrestuar për veprët penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Caka ra në pranaga gjatë një operacioni të SPAK, më 7 qershor ku u arrestuan 26 persona mes të cilëve dhe një efektiv policie. Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme evropiane.

Njoftimi i SPAK:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 07.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Arsen Caka”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 135, datë 09.11.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Arsen Caka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Arsen Caka, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 09.11.


Shtuar 9.11.2024 22:10