Akuzohet se mori ryshfet për ndërtimin e një objekti pa leje, arrestohet punonjësi i IMT

Andri Mehja, është ish-punonjës i IMT Elbasan, i cili ka rënë në pranga teksa po hynte nga Kapshtica në vendin tonë.

Sipas policisë, Mehja ka marrë ryshfet në lidhje me ndërtimin e një objekti pa leje për të cilin nuk ka marrë masa të mëtejshme për ta prishur.

Policia thotë se ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024. Urdhër nga i cili Mehja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

NJOFTIMI

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39-vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.


Shtuar 31.10.2024 15:08