Kristi Agron Balukja, është 24-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Shënkoll”.
Ai tentoi t`i vendosë tritol makinës së 40-vjeçarit Renato Çepës, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.
Atij i shpërtheu aksidentalisht sasia e eksplozivit në dorë, në momentin kur do e vendoste në automjetin tip “Volkswagen” të Çepës.
I riu mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Sipas burimeve policore, mes viktimës dhe objektivit që ju vendos tritol disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.