“I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin”, përgjigjet Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale, teksa së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

E pyetje të shumta kishte për çiftin Ilnisa-Meriton, me të cilët nuk ruante raporte të mira në Big Brother.

“I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Unë nuk urrej askënd”, u përgjigj ish-banorja.

E një tjetër i tha: “E prisje Meritonin dhe Ilnisën të zgjasnin kaq shumë si çift?”.

“Nuk më hyn në xhep e dashur, për mua Big Brother mbaroi në 25 maj”, theksoi në vazhdim Ceno.

Egla fitoi plot 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn.


Shtuar 28.10.2024 13:17