Zjarri në pallatin 10 katësh në Lezhë, 4 persona përfundojnë në spital, mes tyre edhe 3 zjarrfikës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e regjistruar në një pallat 10 katësh në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Mësohet se për shkak të ngjarjes 4 persona kanë përfunduar në spital. Më tej bëhet me dije se mes tyre janë 3 zjarrfikëse dhe një i moshuar.

Ata kanë marrë menjëherë ndihmë mjekësore. Dyshohet se zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin përdhese të pallatit. Për shkak të situatës dhe përhapjes së zjarri banorët kanë dalë jashtë të alarmua ndërsa qëndrojnë jashtë teksa presin shuarjen e zjarrit.


Shtuar 27.10.2024 21:10

Tags: ,