Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka denoncuar faktin që edhe Vietnami komunist del më mirë në raporte ndërkombëtare sesa Shqipëria, sa i përket drejtësisë.
Në fjalën e saj, Ilda Zhulali, shprehet se World Justice Project, fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re.
“Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!”, theksoi Zhulali.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali:
“Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane. Këtë konstatoi në raportin e publikuar dje, Ëorld Justice Project, autoriteti më i besueshëm ndërkombëtar që bën matjen e sundimit të ligjit në 142 vende të botës.
Shqipëria renditet në vendin e 106 për kufizimin e pushtetit të qeverisë, ndërsa Vietnami renditet me 8 pikë më mirë se ne, në vendin e 95!! Kosova renditet e 59, në rang botëror!! Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107 për nivelin e korrupsionit, ndërsa Kolumbia renditet më mirë, në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!
Shqipëria renditet në vendin e 92-të për lirinë e shprehjes, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë! E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik e gjen Shqipërinë të renditur në vendin e 102, Serbinë në vendin e 93, ndërsa Kosovën në vendin e 60, nga 142 vende të botës!
Shqipëria renditet në vendin e 114 për nivelin e zbatimit të Ligjit, ndërsa Bjellorusia renditet më mirë se ne, në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror! Shqipëria renditet në vendin e 128 në botë për proceset e rregullta administrative! Kosova në vendin e 95!
Shqipëria renditet në vendin e 101 për respektimin e të drejtave civile, ndërsa Vietnami komunist në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 110 për mosndërhyrjen e qeverisë në vendimet gjyqësore civile! Ndërsa Bangladeshi në vendin e 97! Kosova renditet në vendin e 66!
Shqipëria renditet në vendin e 92 për nivelin e drejtësisë penale, ndërsa Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror. Shqipëria renditet në vendin e 106 për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale! Vietnami komunist përsëri renditet më mirë, në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!
Ëorld Justice Project fakton edhe një herë dështimin total të drejtësisë së re dhe reformimit të shtrembër të këtij sistemi. Renditja e Shqipërisë poshtë Vietnamit komunist, tregon qartë se sundimi autoritar i Edi Ramës është shkaku themelor dhe i vetëm i dështimit të reformës, duke e vendosur të gjithë sistemin nën kontrollin e tij politik”, u shpreh Zhulali.