Dosja e Metës/ Shehaj te Kryeministria: Këtu janë emrat e pushtetarëve dhe oligarkëve që vjedhin shqiptarët

Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me në duar dosjen për arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar detaje të reja duke folur para ambienteve të Kryeministrisë. Shehajt thotë se kjo dosje përmban emrat e pushtetarëve të tjerë që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin në Shqipëri.

Ai shtoi se emri i kryeministrit Edi Rama është gjithashtu i pranishëm në këtë dokument, duke nënkuptuar se shumë nga ministrat dhe oligarkët e lidhur me të kanë ndarë pushtetin dhe kanë keqpërdorur burimet e shtetit për përfitime personale.

Shehaj përmendi se, sipas dosjes, janë marrë vendime ligjore që kanë favorizuar oligarkët në vend të qytetarëve shqiptarë. Ai kërkoi që të bëhet një fund i pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke insistuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Edi Rama përballet me drejtësinë.

“Kjo është dosja në bazë të së cilës është arrestuar Ilir Meta. Në këto dhoma, janë marrë vendime sesi të bëheshin ligjet jo në favor të qytetarëve, por në favor të oligarkëve. Qytetarët shqiptarë duan fundin e pandëshkueshmërisë dhe kjo ka për të ndodhur vetëm nëse Edi Rama del para drejtësisë,” tha Shehaj.


Shtuar 24.10.2024 19:46