Ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar arrestimin e dhunshëm të Ilir Metës.
Gjithashtu, Blushi thekson se arrestimi i Metës është politik dhe Dumani nuk kanë asnjë provë apo fakt.
Sipas Blushit, Meta ditën e djeshme çmontoi Altin Dumanin i cili më pas braktisi sallën e gjyqit.
“Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, mali i zi në vendin e 56. Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe altin dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët dum Dumanin sic e panë të gjithë shqiptarët, duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të edi ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik”, u shpreh Blushi.