Para pak minutash, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në ambientet e GJKKO, për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.
Kryemadhi është parë e veshur me të zeza, ndërsa në dorë mbante edhe kafe. Ajo ka folur shkurt për mediat, ku shprehet se do të shkojë sot në GJKKO, për të kuptuar se kush e ka nxjerrë dosjen, që siç thotë ajo është sekret hetimor.
“Po shkoj sot për t`u paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për t`ju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. T`i shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi në hyrje të GJKKO-së.