Rreth orës 09:30 ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, do të dalin përpara Gjykatës së Posaçme, për konfirmimin e masës së sigurisë.
Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion në dosjen ‘Meta’ ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndaj tij është caktuar masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa në pamje dallohet edhe momenti i shoqërimit në GJKKO nga një efektiv.
Gjithashtu, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sapo mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme.