Jose Mourinho kritikon ashpër Bruno Fernandes: Në dy ndeshjet e fundit ai nuk ishte aty

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kritikuar mesfushorin Bruno Fernandes për paraqitjen në dy ndeshjet e fundit me Portugalinë.

Portugalia shënoi fitore ndaj Hungarisë, por pastaj pësoi humbje të thellë nga Gjermania.

Tekniku portugez mendon se Kombëtarja e tij mund të mposht çdo skuadër, por Fernandes nuk ka qenë i mirë këto dy ndeshjet e fundit.

“Portugalia është në nivel të lartë që mund të mposht secilën skuadër”.

“Por, duhet të luajmë me 11 lojtarë, në këto dy ndeshej, Fernandes ishte në fushë, por nuk luajti”.

“Shpresoj të rikthehet ndaj Francës, sepse është lojtar me potencial të jashtëzakonshëm”.

“Ai mund të shënojë, të pasojë. Mund të fitojë penallti, t’i shënojë. Mund të shënojë gjuajtje të lira”.

“Ka shumë që mund të jep, por realiteti është që në këto dy ndeshje nuk ishte aty”, deklaroi ai.

Ndeshjen e fundit, Portugalia do ta zhvillojë ndaj Francës.


Shtuar 22.06.2021 13:34