Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cilësoi procesin parlamentar në Serbi si veçanërisht të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe vuri në pah domosdoshmërinë e unitetit politik dhe përfaqësimit më të fortë.
Në një intervistë, ai përmendi pasivizimin e adresave dhe mosnjohjen e diplomave si probleme që vazhdojnë të prekin banorët shqiptarë të Luginës.
Të lidhura
None found
Rexhepi tha se përmes përfaqësimit politik, shqiptarët duhet t’i kundërshtojnë këto padrejtësi dhe të kërkojnë trajtim të barabartë. Sipas tij, është e rëndësishme që ata të bashkërendojnë qëndrimet dhe të flasin me një zë për çështjet që i shqetësojnë.
Ai kërkoi gjithashtu që bashkimi i shfaqur nga përfaqësuesit shqiptarë në institucionet e Kosovës të pasqyrohet edhe në zgjedhjet në Serbi. Rexhepi theksoi se uniteti i arritur në Qeverinë e Republikës së Kosovës duhet të paraqitet edhe përballë Vuçiqit dhe padrejtësive në Luginën e Preshevës.







