Qytetarët e Serbisë ,votojnë këtë të diel në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një garë që vë përballë Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç, dhe Listën Studentore, lëvizja e dalë nga protestat masive.
Sipas të dhënave, mbi 6.4 milionë qytetarë kanë të drejtë vote dhe 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë po garojnë për 250 vende parlamentare në Asamblenë Popullore. Votimi po zhvillohet në 8.392 vendvotime, prej të cilave 93 ndodhen jashtë vendit.
Të lidhura
None found
Këto zgjedhje janë një shans edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët po kandidojnë në një listë të përbashkët si “Koalicioni Shqiptar”.
Gara zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas muajsh protestash të nxitura nga zemërimi për korrupsionin e qeverisë Vuçiç dhe shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në nëntor 2024.
Lëvizja studentore, e përbërë kryesisht nga figura jopartiake dhe akademikë, synon t’i japë fund dominimit politik të kampit të Vuçiçit, i cili është në pushtet prej më shumë se një dekade.
Vuçiç dha dorëheqjen si President në fund të shtatorit. Ai synon postin e kryeministrit, post që e mbajti nga viti 2014 deri kur u zgjodh president më 2017. Megjithatë, fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime se mund të ketë manipulime zgjedhore.






