Superliga e Kosovës në aksion, Prishtina-Drita kryeson programin e së dielës

Dy ndeshje do të luhen sot, të dielën, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Përballja që pritet të tërheqë më shumë vëmendje do të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dritën.

Të lidhura

None found

Prishtinasit synojnë fitoren për të ruajtur kreun e tabelës, ndërsa Drita, pas rezultateve që tregojnë këndellje, kërkon pikët e plota për t’u rikthyer fuqishëm në garën për titull.

Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Në sfidën tjetër, Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Dukagjinit në Drenas. Edhe pse ekipet kanë objektiva të ndryshëm, të dyja do të kërkojnë suksesin.

Nikli synon të ngjitet në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa Dukagjini garon për një pozitë që dërgon në Evropë.

Të dyja ndeshjet janë programuar të nisin në orën 13:00.//


Shtuar më 25.10.2026 08:25