FOTO/ Aksident në Rrogozhinë-Peqin, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Rrogozhinë-Peqin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku mjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjetit të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.10.2024 19:48