Kush ka goca botën ka! Tayna i blen makinë luksoze nënës së saj

Tayna ka treguar se është vajza që çdo prind do donte të kishte.  Ajo ka zbuluar se i ka blerë nënës së saj një makinë luksoze të tipit ‘Range Rover’.

Përmes një video të postuar në ‘TikTok’, Tayna thotë se:
Me thirr mami dje e me tregoi që e kish prish kerrin e thash nuk kam pare me ta ble, por sot kom vendos me ja bo surprizë këtë veturë”.
Ajo e ka filmuar gjithë rrugëtimin teksa nuk kanë munguar as emocionet e nënës me të bijën. Sikurse shihet në video, nëna e reperes lumturohet nga dhurata luksoze.

@doruntina

Get ready with me to buy my mom a car😜

♬ original sound – Tayna

 


Shtuar 17.10.2024 11:34

Tags: