Drama mes Dea Mishel dhe Luiz Ejllit nuk po merr fund. Këtë radhë, Egla Ceno i është bashkuar asaj me një deklaratë.
Egla, përmes një postimi në Instagram, u shpreh:
Të lidhura
None found
“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh. Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, shkroi ajo.
Nëse nuk e dini, Dea foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur:
“Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi.”
Pas kësaj, Luizi reagoi, duke thënë:
“Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.

