Nuk ndryshon vendi për finalen e Euro 2020, UEFA arrin marrëveshje me Wembley për shtimin e tifozëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA nuk do ta ndërroj lokacionin e finales dhe gjysmëfinales në Kampionatin Europian EURO20.

Para disa dite ishte spekuluar se finalja e këtij turneu mund të zhvendoset nga ‘Wembley’ në ‘Puskas Arena’ – për shkak të rregullave me pandeminë Covid-19.

Megjithatë siç shkruajnë mediat në Britani, UEFA ka arritur një marrëveshje me stadiumin Wembley, dhe pritet që në gjysmëfinale dhe finale të ketë numër më të madh të tifozëve. Të pranishëm mund të jenë rreth 65 mijë.

Kujtojmë që Anglia ende s’e lejon një gjë të tillë, por duhet parë se çfarë do të ndodhë deri në fund.

Finalja e madhe zhvillohet më 11 korrik.


Shtuar 22.06.2021 08:49