Sinoptikania Anira Gjoni në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, theksoi se muaji tetor do të jetë një muaj tipik i vjeshtës, me reshje të shpeshta.
Gjoni u shpreh temperaturat në ditët në vijim, do të jenë relativisht të larta për stinën.
Në fundjavë, Gjoni tha se vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.