Komisioni hetimor për sterilizimin/ Plas sherri mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës: Pse nuk dole dje o cub…

Ditën e sotme, ka pasur përplasje të forta tek komisioni hetimor për sterilizimin.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: “Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit”.

Ina Zhupa: “Po na përjashtove ti”.

Albana Vokshi: “E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin”.

Plarent Ndreca: “Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison”.

Voksh: “Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp”.

Ndreca: “Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo”.

Vokshi: “Mos provoko se ke kaq ditë”.

Ndreca: “Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush”.

Vokshi: “Nuk flet dot me fjalor rruge”.

Ndreca: “Është shqipe e pastër”.

Vokshi: “Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor”.

Ndreca: “Zonjë nuk e ke pronë private këtë”.

Vokshi: “Ti nuk e merr më fjalën”.

Ndreca: “Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta”.

Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi

Vokshi: “Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni”.


Shtuar më 8.10.2024 12:06