Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier.
polic i dehur i ka mësyrë me gjithë makinë në shtëpi pas mesnate, një qytetari në Fier dhe më pas edhe e ka qëlluar me armë.
Fatmirësisht, plumbi i policit Paulin Shpani e ka prekur në dorë, Soni Meçon.
Shpani ishte i dehur në momentin kur i hyrë në oborr, Meços dhe në momentin kur ky i fundit ka dalë për të parë situatën, ata janë konfliktuar.
Efektivi i dehur nuk ka hezituar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë Meçon, të cilin plumbi e ka marrë në dorë.